E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sali Berisha përjetësohet në tatuazh!

TIRANE - Një i ri ka vendosur të shprehë mirënjohjen dhe adhurimin e tij për liderin e demokratëve Sali Berisha, duke përjetësuar në trup portretin e tij.

Djali i paidentifikuar, ka bërë një tatuazh në afërsi të zemrës me portretin e kryeministrit në largim, Berisha. Fotografia e publikuar në rrjetet sociale ka ngjallur reagime të shumta. Disa mendojnë se ky është një vendim i ekzagjeruar, ndërsa të tjerë e përkrahin idenë e të riut.

Vendimi i kryeministrit në largim Berisha, për tu dorëhequr nga të gjitha funksionet në PD, bëri që të derdhnin lot të rinj e të moshuar demokratë.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›