Tiranë, motorri përplas të moshuarin, dërgohet në spital
TIRANË- Aksidentohet një i moshuar në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme pranë Ministrisë së Jashtme, ndërsa mësohet se i moshuari është përplasur nga një motorr.
Policia nuk ka mundur ende ta identifikojë të plagosurin, por paraprakisht bën me dije se ky i fundit ka qenë duke kaluar rrugën në momentin që është përplasur nga motori.
Po sipas të njëjtave burime, i moshuari është dërguar në Spitalin Ushtarak, ndërsa policia po punon për identifikimin e tij dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
(m.a/BalkanWeb)