Egjipt, 5 të vdekur nga përleshjet e manifestuesve pro dhe anti Morsi
KAJRO-Ministria egjiptiane e Shëndetësisë konfirmoi se pesë persona vdiqën gjatë përleshjeve të djeshme mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të presidentit egjiptian të rrëzuar nga ushtria, Mohamed Morsi, në provinca të ndryshme të Egjiptit.
"Tre prej civilëve gjetën vdekjen në Gizë, në afërsi të Kajros, një në Port-Said, pranë kanalit të Suezit dhe një në Charquiya, pranë deltës së Nilit", thekson komunikata e ministrisë së shëndetësisë.
Mijëra mbështetës të ish-kreut të shtetit manifestuan dje në të gjithë Egjiptin duke dënuar grushtin ushtarak që rrëzoi nga pushteti Mohamed Morsin më 3 korrik.
(m.s/BalkanWeb)