Aksidente në Tiranë, makinat përplasin 4 këmbësorë, mes tyre dhe 1 fëmijë
TIRANE- Katër këmbësore mes tyre dhe një fëmijë kanë mbetur të plagosur në 4 aksidente të ndodhur në Tiranë.
Një fëmijë është plagosur rëndë sot tek ‘Pallati me Shigjeta’, në kryeqytet pasi është perplasur nga një automjet me targa AA270AK teksa fëmija po kalonte rrugën. Fëmija që dyshohet se i përket komunitetit rom është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak.
Po sot në Tiranë një kalimtar është përplasur nga një automjet në Unazë pranë shkollës ‘1 Maji’ dhe si pasojë është dërguar me urgjencë tek Spitali Ushtarak. Kalimtari, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur është përplasur nga automjeti me targë CR6694J.
Ndërsa pranë Ministrisë së Jashtme, mësohet se se është plagosur një i moshuar. Policia nuk ka mundur ende ta identifikojë të plagosurin, por paraprakisht bën me dije se ky i fundit ka qenë duke kaluar rrugën në momentin që është përplasur nga një motor.Po sipas të njëjtave burime, i moshuari është dërguar në Spitalin Ushtarak, ndërsa policia po punon për identifikimin e tij dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Ndërkaq në orët e mbrëmjes një tjetër këmbësor është plagosur në gjendje të rëndë nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur të premten në mbrëmje pranë pallatit të sportit ‘Asllan Rusi në kryeqytet. Mësohet se kalimtari ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak. Burime nga vendgjarja thonë se kalimtari ishte duke kaluar rrugën kur është përplasur nga një automjet tip Toyota me targa Tr 2181 M.
(d.b/m.a/BalkanWeb)