E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, ndalohen 9 shtetas të shpallur në kërkim

TIRANË- 9 shtetas, të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, më së shumti për vjedhje, u arrestuan në 24 orët e fundit në Tiranë, sipas policisë së Tiranës.

Kështu, Seksioni Kundër Vjedhjeve me Dhunë ndaloi shtetasin Arjel Kola, 22 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë në bashkëpunim, ndaj dy shtetasve. Ndërsa, forcat e Komisariatit nr.2 ndaluan shtetasin në kërkim Romeo Rakipllari, 23 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Forcat e Komisariatit nr.5 kapën shtetasin Arjel Kola, 22 vjeç, në kërkim për “vjedhje me dhunë”. Ndërkohë, seksioni i kërkimit ndaloi shtetasin Endrik (Enrik) Binaj, i shpallur në kërkim për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Gjithnjë sipas policisë, shërbimet e Komisariatit nr. 6 kapën shtetasin në kërkim Shkëlqim Duraku, 27 vjeç, banues në Laknas, Kamëz, i akuzuar për veprën penale “Heqje e paligjshme e lirisë”.

Ndërsa, forcat e Komisariatit të Policisë së Rinasit kapen shtetasin Blerim Kërtoçi, 28 vjeç, banues në Kamëz, i dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Dezertim”.
Gjithashtu, u ndaluan shtetasit në kërkim për vjedhje Arjan Zyla, 23 vjeç, banues në Tiranë, 16 vjeçari me inicialet V.B si dhe Fatjon Veizi.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›