SHBA presion Tiranes per Iranin

Tentativa e Iranit për t’u afruar me Shqipërinë ka qenë një shqetësim i madh për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vetë sekretarja Hillary Clinton i shkruante në vitin 2009 ambasadorit amerikan John Withers se, “Tirana nuk duhet të nënshkruajë asnjë marrëveshje me Teheranin”.
Sipas një kabllogrami të Wikileaks, për këtë cështje u thirr në ambasadë në Tiranë zv/ministrja Edit’h Harxhi.
Vec disa marrëveshjeve të bashkëpunimit, Teherani kërkonte edhe një lidhje direkte fluturimi me Tiranën, gjë që sipas dokumentit diplomatik “do ta ekspozonin Shqipërinë pa dashje në mbështetje të aktiviteteve terroriste dhe atyre Marrëveshjet dhe lidhja direkte e fluturimit me Tiranën do ta ekspozonin Shqipërinë pa dashje në mbështetje të aktiviteteve terroriste dhe atyre bërthamore
Hillary Clinton
Sekretare e Shtetit, SHBA bërthamore”.
“Berisha ka frikë nga Gërdeci”
Vizitës së ndihmës-sekretarit amerikan të Shtetit, Stuart Jones në Tiranë i ka paraprirë një informacion i detajuar se ku duhet ta përqëndronte bisedën me zyrtarët shqiptarë.
Ky informacion mësohet nga një kabllogram dërguar nga ambasada amerikane më 24 tetor 2008, përmes të cilit zotit Jones ambasada amerikane i kërkon përcjelljen e mesazhit të Uashingtonit tek kryeministri Berisha, për të ndalur sulmet ndaj prokurores së përgjithëshme, e cila një prej hetimeve kryesore ka shpërthimin e Gërdecit.
“Vizita juaj zhvillohet në një kohë kur sa vjen dhe po shtohen pasiguritë për publikun shqiptar, vecanërisht në klasën poltike. Vizita e presidenti Bush në Shqipëri dhe ftesa për ta pranuar këtë vend në NATO janë lajme te së djeshmes”, thuhet në fillim të kabllogramit.
Gjithnjë e më shumë, shqiptarët janë përqëndruar në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm, si dhe duke u përpjekur për të vlerësuar pasojat nga hetimet rreth shpërthimit në Gërdec, dhe në korrupsionin që ka të bëjnë me projektin e rrugës Durrës-Kukës.
Hetimi i Gërdecit, vijon kabllogrami, është një presion në rritje për kryeministrin Sali Berisha, i cili intensivisht në mënyrë të crregullt muajt e fundit ka sulmuar prokuroren e përgjithëshme dhe sistemin e drejtësisë, duke tentuar limitimin e dëmit politik dhe potencialisht kriminal për veten, familjen dhe aleatët.
Se cfarë qëndrimi duhet t’i shprehë Jones kryeministrit Berisha, kjo sygjerohet si më poshtë:
“Gjatë takimeve dypalëshe keni mundësinë të dërgoni mesazhin e Uashingtonit se sulmet e vazhdueshme për të intimiduar prokuroren e përgjithëshme, kontrolli i sistemit të drejtësisë, përfshirë tentativën për një kontroll total të shërbimit sekret, gjithashtu dhe të medias së lirë, janë të papranueshme. Të tilla veprime jo vetëm kërcënojnë të ardhmen e Shqipërisë në NATO, por gjithashtu mund t’i shkaktojnë për një kohë të gjatë dëme marrëdhënieve bilaterale”.
Ambasada amerikane e paralajmëron Stuart Jones se kryeministri Berisha dhe ministri i Jashtëm Lulzim Basha nuk do të kursehen ta shesin vizitën tek shqiptarët, se gjithcka në marrëdhëniet tona bilaterale shkon si mos më mirë.
Prandaj komentet tuaja private apo publike, sugjeron ambasada amerikane, duhet të jenë ndërtuar me një kalibër të kujdesshëm për të treguar se ne jemi një mik dhe aleat i vendosur i Shqipërisë, por që nuk do të heshtim apo të mbyllim sytë përballë qeverisë shqiptare, e cila po tenton t’i rrokullisë prapa reformat demokratike.
Në pjesën e dytë të kabllogramit informues drejtuar Stuart Jones analizohet figura e politikanit Sali Berisha ku thuhet:
“Takimi kryesor i juaji do të jetë me kryeministrin Berisha, për të cilin ne kemi cdo arsye të besojmë se tentativa e sekuestrimit të dosjes hetimore nga Prokuroria e Përgjithshme, përfshirë kërcënimet ndaj prokurorëve për t’i arrestuar, janë aprovuar nga Berisha. Teksa hetimi mbi Gërdecin është duke përfunduar, po duket se mundësitë e përfshirjes së djalit të kryeministrit do të jenë shkatërruese politikisht për Berishën dhe me konsenguenca kriminale për djalin e tij, Shkëlzenin”.
“Frika nga të tilla zhvillime është e mundur ta udhëheqë Berishën drejt një sjelljeje anti-demokratike në rritje, e cila do të intensifikohet ndërsa hetimi vazhdon. Berishës duhet t’i thuhet nga ana juaj në mënyrë direkte, se të tilla sulme të vazhdueshme po shkaktojnë ndërhyrje në pavarësinë e institucioneve, gjë e cila është e papranueshme dhe se ne nuk do të jemi në krahun e tij duke e lejuar të dëmtojë demokracinë e gjallë shqiptare, por ende të brishtë”, vijon kabllogrami.
“Gjithashtu, Berisha duhet të dëgjojë nga ana juaj se zgjedhjet e përgjithëshme do të jenë një indikator se sa serioze është demokracia shqiptare dhe nuk do të shikohen si një cështje teknikalitetesh, por seriozitet i normave demokratike”, thuhet më tej në të.
Ambasada amerikane në kabllogramin informues ka përfshirë edhe Edi Ramën, ku nëntitulli tij është: Edi Rama, kryeministri ardhshëm?
“Takimi me Ramën është një mundësi për të takuar burrin i cili mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë. Në dy vitet e fundit Rama ka punuar shumë në rritjen e imazhit të partisë në të gjithë vendin me shpresën e fitimit të zgjedhjeve të përgjithshme. Por shumë personave në PS po i soset durimi me mënyrën hezituese të Ramës për tu përballur në mënyrë agresive me Berishën në cështjen e Gërdecit”.
“SHISH, njerëz të lidhur me krimin?”
Ditën e fundit të vitit 2007 ambasada amerikane e ka mbyllur duke i dërguar Uashingtonit një kabllogram duke hedhur hije dyshimi se në Shërbimin Informativ Shtetëror kanë mundur të infiltrohen elementë nga krimi organizuar.
Në kabllogramin e datës 31 Dhjetor 2007 me mbishkrimin “sekret” thuhet se “ka patur shumë incidente kur hetimet mbi krimin e organizuar janë ndalur në rrethana të panjohura ose kanë dështuar në grumbullimin e provave që dyshohej se ekzistonin, duke sugjeruar që mund të ketë penetrim në nivel të ulët të SHISH-t nga elementët e krimit të organizuar, por ne nuk jemi në gjendje të dallojmë mundësi (për infiltrim) në nivele më të larta”.
Raporti nuk bën të ditur rastet se kur hetimet kanë dështuar dhe për çfarë çështjesh bëhej fjalë.
Duke analizuar marrëdhëniet e kryeministrit Berisha me SHISH ambasada amerikane ka evidentuar se kryeministri Berisha dhe kreu aktual i SHISH-t, Bahri Shaqiri raportohen si dy njerëz që nuk komunikojnë fare me njëri-tjetrin, por pavarësisht kësaj, pas kthimit të Partisë Demokratike në pushtet, raportohet se së paku dy militantë të PD-së janë emëruar si punonjës të SHISH.
“Militantë të njohur të Partisë Demokratike në pushtet me lidhje të drejtpërdrejta me kryeministrin u emëruan si Shef i Personelit dhe në zyrën e Inspektorit të Përgjithshëm. Shefi i Personelit ka orkestruar disa emërime dhe punësime që nuk përmbushin objektivat e SHISH-t për zhvillimin profesional, megjithëse drejtori Shaqiri teorikisht ka vendimin final mbi të gjitha punësimet".
Shkurtimet buxhetore, të cilat kohët e fundit kanë marrë përmasa drastike, e kanë penguar SHISH në kryerjen e punëve të veta dhe janë perceptuar nga disa njerës brenda agjencisë si një përpjekje për të ndikuar mbi sjelljen e saj. Pavarësisht këtyre sfidave, ka shumë pak prova se shumica e personelit të SHISH-t është dorëzuar përballë ndikimeve specifike politike.
Kabllogrami thotë se shumë hetime të SHISH-t ndaj krimit të organizuar shpesh braktisen për shkak se në Shqipëri një numër i konsiderueshëm zyrtarësh kanë imunitet të gjerë nga hetimi dhe se gjurmët gjatë hetimeve ngjiten lart drejt njerëzve me imunitet mbi të cilët shërbimi sekret nuk heton dot.
Kabllogrami mbyllet me këtë konstatim: “Si SHISH ashtu edhe Shërbimi Informativ Ushtarak janë partnerë të shkëlqyer të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Ka bashkëpunim të ngushtë në të gjitha aktivitetet e informacionit të klasifikuar, përfshirë krimin e organizuar, Kosovën dhe çështje të tjera të stabilitetit rajonal, ashtu siç ka edhe për kundërterrorizmin”.
Wikileaks
“SHISH, njerëz të lidhur me krimin?”
“Berisha ka frikë nga Gërdeci”
“Kabllogramet jo të vërteta”
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Beteja e humbur me korrupsionin
Studimi, qytetarët: Paguajmë që të marrim shërbimin
Berisha: Kriza greke nuk ndikon në Shqipëri
Rrëzohet gjoba ndaj Top Channel
Thaci: Në veri do të rikthehet rendi dhe ligji