E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane ne 5 komuna u organizua Kupa Kapiten Feti Vogli

Në kuadër të 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë dhe krijimit të Forcave të Armatosura, në komunën e Farkës u zhvillua takimi final i minikupës së futbollit “Kapiten Feti Vogli” midis ekipit të komunës Bërzhitë dhe ekipit të komunës Farkë. Ky aktivitet u organizua nga komuna e farkës dhe morën pjesë pesë komunat e Tiranës, Farkë, Baldushk, Petrelë, Bërzhitë dhe Kërrabë në nderim të figurës së Dëshmorit të Atdheut i cili u vra në krye të misionit të Forcave të Armatosura shqiptare në Afganistan. I pranishëm në këtë aktivitet shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi tha se ky aktivitet do të shërbente për të ngritur akoma më lart figurën e Kapiten Feti Voglit.
Takimi u fitua nga skuadra e futbollit të komunës së Farkës ndërsa kupa me emrin “Kapiten Feti Vogli” Dëshmor i Atdheut iu dorëzuar nga shefi i shtabit të përgjithshëm të FA.  Komuna e Farkës i akordoi Dëshmorit të Atdheut Kapiten Feti Voglit titulli “Qytetar Nderi i Farkës”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›