Obama-Romney ditet e fundit te fushates
Presidenti Barak Obama dhe rivali i tij republikan, Mit Romny po bëjnë fushatë pothuajse pa pushim gjatë tri ditëve deri në zgjedhjet presidenciale. shumica e sondazheve tregojnë se gara është pothuajse në barazim.
Presidenti Obama e filloi maratonën e fushatës duke vizituar qendrën e Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave, FEMA, e cila bashkërendon përpjekjet e ndihmës në zonat lindore të Shteteve të Bashkuara, të goditura nga uragani “Sendi”. Obama u tha këshilltarëve të tij të lartë, zyrtarëve vendas dhe gazetarëve se do të vërë në dispozicion të gjitha burimet federale, përfshirë ushtrinë, për të dërguar furnizime në zonat e prekura. Ai premtoi se përpjekjet do të jenë “120%” nga kushdo që është i angazhar në këtë përpjekje.
Ish guvernatori i shtetiti Masaçusets, Mit Romni, e bëri ndalesën e parë dje në qytetin verilindor Portsmouth në Nju Hampshër.
Nju Hampshëri është shteti më i vogël me peshë në rezultatin e zgjedhjeve, ku ka të ngjarë të përcaktohet përfundimi i zgjedhjeve. Por ndërkohë që sondazhet tregojnë se gara është pothuajse në barazim, asnjë prej kandidatëve nuk po e konsideron Nju Hempshërin të fituar dhe të dy kandidatët zhvilluan atje fushatë këtë fund jave.
Anketat tregojnë se presidenti është paksa në avantazh në Ohajo, shtet që të dy kandidatët po përpiqen me çdo kusht ta fitojnë. Asnjë republikan nuk është zgjedhur president pa fituar në Ohajo dhe fitorja e Presidentit Obama atje do ta bënte shumë të vështirë për zotin Romni të fitonte zgjedhjet. Pas Ohajos, zoti Obama do të bëjë fushatë edhe në Uiskonsin dhe Ajoua dhe do ta mbyllë ditën me një miting në Virxhinia në mbrëmje vonë. Ndoshta për rastësi, të dy kandidatët do të vizitojnë qytetin Dubuque të Ajouas në të njejtën ditë.