E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Tiranë, në dy muaj largohen mbi 80 automjete të parkuara në shkelje

TIRANË, 22 mars /ATSH/ Policia Rrugore e Tiranës hartoi një plan masash këtë fillim vit në lidhje me parkimin e mjeteve në mënyrë të gabuar.

Roven Zeka, shef i Komisariatit të Qarkullimit Rrugor të Tiranës, thotë se në 2 mujorin e parë të këtij viti, janë marrë mbi 80 mjete me karotrec pasi janë konstatuar në shkelje dhe shpjegon si është procedura e plotë.

“Këtë dy mujorshin e parë, Janar-Shkurt 2025 rreth 85 mjete janë proceduar në këtë mënyrë. Drejtuesit e mjeteve të cilët mund të parkojnë në afërsi të shkollave, spitaleve, farmacive, këshillohen të mos ndëshkohen me masa administrative”, tha Zeka në një intervistë për mediet.

Zeka tha se zonat që kanë më shumë ngarkesë me makina është “zona e Komunës së Parisit, Astirit dhe zona e Don Boskos”.

Në këtë plan masash janë përfshirë edhe pikët e patentës.

“Në bazë të shkeljeve, janë zeruar mbi 100 leje drejtimi duke çuar qytetarët drejt autoshkollës për ta rinisur”, tha drejtuesi i qarkullimit rrugor të Tiranës.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›