Tiranë, në pranga 10 persona, pjesë e dy grupeve kriminale
TIRANE - Forcat e Komisariatit numër një në Tiranë kanë prangosur 10 persona, të dyshuar si autorë të një sërë grabitjesh në kryeqytet, kryesisht të çantave dhe celularëve të qytetarëve në rrugë.
Të ndaluarit dyshohet se janë pjesë e dy grupeve kriminale që veprojnë prej kohësh në kryeqytet.
Policia dyshon se ka persona të tjerë të përfshirë në këto grupe dhe numri i te shoqëruarve pritet të rritet.
(er.nu/news24/BalkanWeb)