Zbulimi, Gadafi i dha Papandreut 20 mln $ për resort në Bengazi
Kuzhinieri personal i Muammar Gadafit, Miodrag Xhorxhevic rrëfen për një televizion serb, jetën e ish-udhëheqësit libian dhe zbulon financime të panjohura të liderëve evropianë nga ish diktatori.
Gjatë intervistës, kuzhinieri Gadafit u pyet nga gazetari “nëse Gadafi ka ndihmuar financiarisht vendet evropiane dhe mori një përgjigje "bombë":
“Në vitin 2005, Gadafi i dha 20 milionë dollarë ish-kryeministrit grek, Jorgos Papandreu, (atëherë në opozitë), për ndërtimin e një resorti turistik në Bengazi”.
Kuzhinieri i besoi gazetarit këtë sekret të madh, që pritet të diskutohet shumë.
Mediat greke pyesin “për cfarë arsye dhe në shkëmbim të cfarë, Gadafi i dha një shumë prej 20 milion dollarë Jorgos Papandreut?”
Po sipas tyre, “askush nuk ta jep një shumë kaq të madhe pa marrë gjë në këmbim, qoftë ky udhëheqës i një shteti, qoftë një biznesmen i fuqishëm. Ndoshta Jorgos Papandreu do të duhet të japë shpjegime të qarta për këtë çështje duket shumë serioze", shkruajnë mediat.
Kuzhinieri thotë se Muamar Gadafi ka ndihmuar financimin e Nicolas Sarkozy dhe Silvio Berlusconi gjatë fushatës së tyre zgjedhore.
Vlen të theksohet se vendet e drejtuara nga këta dy udhëheqës, morën pjesë në bombardimin e ushtrisë së Libisë.