E Hënë, 2 Nëntor 2026

Fitou: Këtë vit nuk ka liberalizim për Kosovën

Ambasadori francez Jean Francois Fitou ka pranuar se integrimi i veriut në Kosovë si tërësi nuk do të bëhet edhe për një kohë të gjatë. Sa i përket bisedimeve Kosovë-Serbi, ai ka pranuar se ato nuk do sjellin ndonjë përfitim për vet qytetarët, por Kosovën e konsideron më të pjekur në sytë e shteteve të tjera prej që kur kanë filluar bisedimet.

Në një intervistë për të përditshmen Kosova Sot duke folur lidhur me përmbylljen e pavarësisë së mbikëqyrur, ambasadori ka thënë se pas kësaj Kosova duhet të bëjë kompromise të përditshme që të mos jetë e mbyllur apo e izoluar.

Fitou ka thënë se ka raste kur BE-ja nuk izolon vende, por janë vet vendet që kërkojnë të jenë pjesë e BE-së që izolojnë veten duke mos arritur progres të mjaftueshëm.

Ai ka bërë të ditur se për Kosovën procesi i liberalizimit të vizave do të zgjatë më shumë se për vendet e tjera, dhe sipas tij, ai që mendon se ky proces do jetë i lehtë apo i shkurtë atëherë gabohet. Fitou thotë se këtë vit nuk ka dialog për liberalizim të vizave dhe ky dialog nuk do mundësojë që të shkojnë të punojnë në Evropë.

Ai ka thënë se në vendin e tij jetojnë gjashtë milion të huaj, e sipas tij, kur në Kosovë të arrihet ky numër atëherë të gjithë do të jenë të kuptueshëm ndaj Kosovës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›