Kryeministri mbledh Task Forcën për Ref. Rregullatore
Kryeministri mblodhi sot Taks Forcën për Ref. Rregullatore. Berisha kërkoi nga MPPTT sjelljen e Planit Urbanistik të Tiranës në KRTSH dhe nga Min. e Financave lëshimin e udhëzimeve të reja mbi pagesën e taksave lokale, si dhe detyrimin që të paguhen on-line.
TIRANE- Kryeministri Berisha mblodhi sot Taks Forcën për Reformën Rregullatore, ku u shqyrtua e gjithë problematika dhe rekomandimet e Doing Business mbi klimën e biznesit në Shqipëri.
Kryeministri Berisha kërkoi që Ministria e Financave të lëshojë udhëzime të reja mbi pagesën e taksave lokale, si dhe detyrimin që ato të paguhen vetëm on-line.
Gjithashtu, Kryeministri Berisha kërkoi nga Ministria e Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacionit që të kërkojë sjelljen e Planit Urbanistik të Tiranës në KRTSH për miratimin, si dhe kërkoi shpejtimin e përgatitjes së planeve urbanistike të qyteteve të mëdha të vendit, si një kusht përcaktues për përmirësimin e klimës së biznesit.
Kryeministri kërkoi nga Ministria e Drejtësisë që të shqyrtojë një për një të gjitha procedurat e bashkëfunksionimit mes Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronës, si dhe të ndërhyjë në Kodin Civil në funksion të saktësimit të zbatimit të kontratave.
(e.n/news24/Balkanweb)