E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adriano: I kuptoj tifozët, por më duhet ende punë

ROME-Adriano ka luajtur ndeshjen e parë zyrtare me Romën dhe në të vërtetë nuk është dukur aspak “Perandori” i dikurshëm. Pas finales së Superkupës, të zhvilluar të shtunën në mbrëmje kundër Interit, sulmuesi brazilian ka premtuar se do të punojë më shumë për të rigjetur formën e tij. “Ndjehem mirë, - ka thënë Adriano. – Më mungon ende kondicioni fizik, por më duhet vetëm të punoj më shumë. Ranieri pret më shumë nga mua? Ka të drejtë, por unë po përpiqem”, shtoi ai. Sulmuesi brazilian luajti kundër ish-tifozëve të tij, të cilët e fishkëllyen në çdo moment. “është e vërtetë që më tallën, por vetëm sepse vesh një fanelë tjetër, atë të Romës. Por, nuk më duhet të shqetësohem. Qëllimi im është të kthehem ai i epokës së Interit”, shtoi Adriano.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›