Fulham bllokon Mançesterin, 6 gola edhe nga Njukasëlli
LONDER-Mançester Junajtid nuk ka mundur të ruajë dot ritmin e çelsit, duke u bllokuar në një barazim 2-2 në fushën e Fulhamit në javën e dytë. “Djajtë e Kuq” e nisën mjaft mirë ndeshjen dhe arritën të gjejnë golin e parë pas 11 minutash lojë me anë të veteranit Pol Skols me një goditje me të djathtën. Skuadra e Mark Hjuxhs rritet dhe në minutën e 57-të, një aksion i nisur nga Damien Daf finalizohet nga Dejvis që barazon 1-1. Më pas, 10 minutat e fundit janë një çmenduri. Në fillim Hangeland shënon një autogol pas një goditje këndi të Gigs, duke i dhënë avantazhin Mançesterit, ndërsa Nani humb një penallti. Në shtesë, norvegjezi Hangeland ndreq gabimin dhe barazon. Ndërkohë, Njukasëlli ka marrë fitoren e parë, duke mposhtur 6-0 Aston Vilën në “St.James Park”. “Qymyrxhinjtë” kanë qenë të papërmbajtshëm, ndërkohë që miqtë humbën një penallti me Kerju në fillim të ndeshjes, e cila u kushtoi shumë.
(d.b/A.Latifi/BalkanWeb)
(d.b/A.Latifi/BalkanWeb)