E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, një shtetase amerikane tenton të hidhet nga kati i 9-të

Në Tiranë, një shtetase amerikanë ka tentuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme të vetëvritet duke u hedhr nga kati i 9-të i një pallat. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur 9-katëshet. Menjëherë pas njoftimit uniformat blu kanë mbërritur në vendngjarje dhe pas disa minutash negocimi kanë bërë të mundur evitimin e një ngjarjeje të rëndë. Ajo u dërgua në spitalin ushtarak për asistencë shëndetësore, ndërkohë që nuk bëhen të njohura shkaqet e ngjarjes. Shtetasja amerikane punonte si aktiviste në një sekt fetar në Tiranë.

Anisa Braho

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›