E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, parandalohet një ngjarje kriminale

Zanafilla e ngjarjes ka nisur në ambientet e një taverne me muzike live e ndodhur në rrugën e Barrikadave, ku dy autorët janë grindur për motive të çastit me tre shtetas të tjerë. Ata më pas, nën shoqërinë edhe të dy shtetasve të tjerë, kanë qëlluar me armë zjarri pistolete me qëllim vrasjen e tre shtetasve të ndodhur në tavernë.
 
Autorët e dyshuar të cilët janë shtetasit, Erald Mustafa 26 vjeç, banues në Durrës, me precedentë të mëparshëm të armëmbajtjes pa leje, dhe Markeljan Jaholli, 27 vjeç, banues në Sukth Durrës, me precedentë të mëparshëm të armëmbajtjes pa leje.

Shtetasit e sipërcituar më pas, janë larguar nga taverna me automjetin tip benx me targa AA 488 AM, ku në afërsi të Xhamllikut Tiranë kanë qëlluar përsëri me armë zjarri. Me ndërhyrjen e menjëhershme të policisë dhe neutralizimin e tyre u arrit parandalimi i një ngjarje kriminale si dhe arrestimin e menjëhershëm të tyre.
 
Ndërkohë në lidhje me këtë çështje ka filluar procedimi penal edhe për shtetaset shoqëruese në mjet, Gabriela Ramadan Kalaj, 22 vjeç dhe Brunilda Osman Jaholli, 25 vjeç.

Falë veprime hetimore dhe proceduriale të realizuara në kohë nga strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë, u arrit të gjenden dhe sekuestrohen dy armë zjarri të tipave skospion dhe taurus.

Krahas tyre u sekuestruan në cilësinë e provave edhe një sasi lëndë narkotike, automjeti luksosz tip benz si dhe një sërë telefonash celular.

Gjatë natës jane kryer te gjitha veprimet e nevojshme hetimore, materialet i kalojne per veprime te metejshme Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane , për  veprat penale te “Mbajtjes pa leje te armeve luftarake” “Prodhimit dhe shitjes së narkotikeve”, “Prishjes së qetësisë publike” si dhe “Moskallezimit te krimit”, parashikuar nga nenet 278/2, 283, 274 dhe 30 te K.P.

                                                                                             2012-09-30 14:21
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›