“Po nuk u shiten, municionet duhet të shkatërrohen me para”

“Shifra marramendëse qindra milionëshe janë fantazi të mendjeve të sëmura pasi nuk dalin dot nga municionet tona të vjetra. Këto municione po nuk u shitën do të shkatërrohen me paratë e taksapaguesve. Ministria e Mbrojtjes po punon për ta ulur koston e barrës së rëndë që Partia e zotit Braçe i krijoi vendit në 50 vjet”, tha zëdhënsia e Ministrisë së Mbrojtjes, znj. Lorisa Ylli.
Ylli shtoi se Ministria e Mbrojtjes do të bëjë të gjitha përpjekjet që këto municione të shiten dhe me këto para të mbështetet procesi i demontimit të municioneve të tepërta e të rrezikshme që na la trashëgimi partia kriminale e zotit Braçe. “Ky është një proces tërësisht ligjor, transparent dhe i hapur për të gjitha kompanitë vendase e të huaja që operojnë në tregun e mallrave ushtarakë”.
Në deklaratë thuhet se pastrimi i ushtrisë nga plehrat e komunizmit, do apo s’do zoti Braçe, do të bëhet. Sepse ky është një parakusht për integrimin dhe fuqizimin e ushtrisë sonë, pavarësisht se Partia Socialiste është e vendosur në rrugën e bllokimit të integrimit. Do të ishte e pafalshme që Ministria e Mbrojtjes të mos e kryente këtë veprimtari që sot konsiderohet si model botëror.
“Publikimi dhe deklasifikimi i dokumenteve që përbëjnë sekret shtetëror është një përgjegjësi kriminale që ky zotëri po merr përsipër. Ministria e Mbrojtjes do të përdor të gjitha mjetet ligjore për të identifikuar shkelësit e ligjit që fshihen pas këtij akti kriminal”, tha Ylli.
2012-09-30 13:47