E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taksat, pushteti vendor “dembel”

Ministria e Financave, me anë të statistikave mbi treguesit fiskalë, bën me dije se sipas të dhënave të buxhetit të konsoliduar për 8-mujorin, të ardhurat nga pushteti vendor llogariten 15.3 miliardë lekë, ose 53.01% e planifikimit vjetor.

Ndërkohë, shpenzimet për buxhetin vendor për 8-mujorin kapin vlerën e 29.3 miliardë lekëve. Kjo, do të thotë afërsisht dyfishi i të ardhurave që ato mbledhin për buxhetin e shtetit.

Aktualisht, taksat e pushtetit vendor, të ardhurat e të cilave shkojnë në buxhetin e shtetit, janë taksa mbi pasurinë, taksa mbi biznesin e vogël dhe taksa lokale. Ndërkohë, qeveria po bën përpjekje për të decentralizuar pushtetin vendor, çka do të thotë autonomi në qeverisje. /Start/

                                                                                             2011-10-03 14:47
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›