Shkurtim distancash me Shkupin

Presidenti Topi vlerësoi gjithashtu rolin e rëndësishëm të faktorit shqiptar në Maqedoni, si një element qëndrueshmërie, bashkëpunimi dhe kontribues në proceset e rëndësishme integruese të shtetit maqedonas.
Në takimin me kryeministrin Sali Berisha, Ministri i Popovski, rikonfirmoi vendosmërinë e vendit të tij dhe qeverisë së Maqedonisë, për të intensifikuar marrëdhëniet e bashkëpunimit në të gjitha fushat . Dy personalitetet diskutuan në veçanti për projektet rrugore, pjesë e korridorit të 8, bashkimi i linjave hekurudhore midis dy vendeve, ndërtimi i linjës së interkonjeksionit si dhe bashkëpunimi edhe më i ngushtë në fushën e turizmit, u konsideruan si aspektet konkrete ku është fokusuar vëmendja e dy qeverive.
Në takim u theksua gjithashtu rëndësia që vendet e rajonit Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, por edhe vendet e tjera të eliminojnë të gjitha barrierat për qarkullimin e lirë të mallrave, kapitalit, e qytetarëve, duke ndërtuar një model të ngjashëm me modelin e suksesshëm të ndërtuar nga vendet e BE.
Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli ka shprehur mbështetjen e Shqipërisë për aspiratën integruese të Maqedonisë në NATO. “Ne mbështesim Maqedoninë në aspiratën e saj integruese në NATO dhe urojmë që ky anëtarësim të realizohet sa më parë. Nga ana tjetër, integrimi evropian është një objektiv i përbashkët i yni dhe në interes të këtyre proceseve, kontaktet duhet të jenë më të shpeshta”, ka thënë Topalli.
Bashkëpunimi i ngushtë mes dy parlamenteve ka një kontribut të rëndësishëm në bashkëpunimin politik dhe ekonomik mes dy vendeve.” Kryetarja e Kuvendit theksoi se Shqipëria, Maqedonia dhe vendet e tjera të rajonit duhet të koordinohen për të realizuar projekte të mëdha rajonale. Ajo theksoi se: “Rruga e re Tiranë- Elbasan do të shkurtojë edhe më shumë rrugën mes dy vendeve dhe kjo do të sjellë një bashkëpunim më të fortë ekonomik. Ministri i Jashtëm Poposki tha se “ ne mirëpresim vizitën tuaj dhe të delegacionit parlamentar të Shqipërisë, së shpejti në Maqedoni.
Duke i përcjellë përshëndetjet Kryetarit të parlamentit të Maqedonisë, Kryetarja e Kuvendit tha se është një kënaqësi për të, të kryesojë delegacionin parlamentar në vizitën zyrtare pas pak muajsh në Maqedoni./S.Ll/Start/
2011-10-03 15:41