Masakra në Vlorë, nipi i Diana Ademit: Djali i tha “mos shko atje me pushime”

TIRANE- Diana e donte shumë Vlorën; megjithëse jetonte prej 23 vitesh në Gjermani, kokën e kishte pas. Djali i saj i ishte lutur që të mos vinte më në Shqipëri, por ajo i kishte thënë se nuk mund t'i kalonte në vend tjetër pushimet". Kështu pohoi dje, nipi i 53-vjeçares Diana Ademi, e cila mbeti e vrarë aksidentalisht të dielën në një plazh të Vlorës.
Oliver Çadra, rrëfen se kur i kishte komunikuar lajmin e kobshëm të birit të viktimës, ai i kishte thënë se "duhet ta gjejmë vetë kush e ka vrarë mamin". Por fatmirësisht, Policia e Vlorës arriti në kohë rekord të arrestojë autorin e masakrës, 18-vjeçarin Leo Osmëni.
Në këtë ngjarje mbetën të vrarë edhe 34-vjeçari Sokol Isufaj dhe 17-vjeçari Serdi Bajlozi. Ndërkohë, dje blutë e Vlorës kanë vënë në pranga edhe dy prej pronarëve të resortit turistik ku ndodhi ngjarja. Saimir Qamo, 25 vjeç, dhe Servet Qamo, 54 vjeç, akuzohen për "Moskallëzim krimi". Dy pronarët kishin mohuar në polici se në lokalin e tyre kishte ndodhur një sherr dhe se nuk e njihnin autorin. Ndërkohë që, vetë Osmëni ka deklaruar se me pronarët kishte lidhje miqësie dhe njiheshin prej kohësh.
(Në foto, makina e viktimës, Diana Ademi)
Në një intervistë për "Gazetën Shqiptare", nipi i 53-vjeçares, Oliver Çadra rrëfen me detaje se si e mësuan lajmin e hidhur. Oliver, si e more vesh vrasjen e tezes tënde, Dianës?
Lajmin ma dhanë në telefon. Më merrnin njerëzit pa pushim, nuk po e kuptoja se çfarë po ndodhte, isha i shokuar. Më pas shkuam në spital dhe morëm vesh gjithçka.
Kur ke folur për herë të fundit me Dianën?
Kam folur atë ditë që vdiq. Erdhi më zgjoi dhe më kërkoi që të shkonim që të dy në plazh, por unë i thashë që kisha disa punë për të mbaruar dhe ndoshta do ta arrija më vonë. Të kisha shkuar dhe unë e të më kapte mua plumbi më mirë. (përlotet)
Dyshuat se Diana mund të kishte pasur konflikt atë ditë?
Për asnjë moment nuk na shkoi kjo gjë në mendje. Diana ishte si engjëll, njeri shumë i drejtë, për më tepër ajo s'njihte njeri. Prej sa vitesh jetonte në Gjermani?
Atje jetonte prej 23 vjetësh, kishte një atelie të sajën ku krijonte rroba për njerëz të rëndësishëm. Në Gjermani, tezja jetonte me të birin Rudin, 22 vjeç, i cili tashmë është nisur për në Shqipëri dhe nesër (sot) mbërrin.
Kush e njoftoi djalin e saj për ngjarjen?
Tentova fillimisht të kontaktoja unë me telefon por ishte e pamundur, pasi ai, ditën që ndodhi ngjarja, kishte mbërritur në Tokio. Më ndihmuan miqtë e tij ta gjeja. Më mori në telefon dhe më tha nëse ishte e vërtetë se i kishin vrarë nënën. I thashë 'po' dhe për disa minuta as ai dhe as unë nuk mbajtëm dot lotët. Rudi donte të dinte për personin që e kishte vrarë. Ai nuk di mirë shqip, por më tha një fjali të plotë: "Duhet ta gjejmë vetë kush ma vrau mamin", dhe unë i pohova që do ta gjejmë patjetër nëse nuk e gjen policia.
Djali i Dianës, ka qenë ndonjëherë në Shqipëri?
Ai ka lindur në Gjermani dhe hera e vetme që ka ardhur këtu ka qenë në vitin 2003, ku pasi qëndroi disa ditë, i kërkoi së ëmës të mos rikthehej më, për shkak të gjendjes që kishte parë. Dhe për pushimet këtë vit, i ishte lutur Dianës të mos i bënte në Shqipëri. Por ajo i kishte thënë se, përveç Vlorës nuk mund të bënte pushime në asnjë vend tjetër. Megjithëse jetonte prej 23 vitesh në Gjermani, kokën e kishte tek Vlora; edhe targat e makinës i ka me inicialet VL.
Kur do të realizohet ceremonia e varrimit?
Akoma nuk e dimë se çfarë do të vendosë i biri. Ditën e ngjarjes ne bëmë çdo gjë gati për varrimin e saj, por na u desh që ta rikthenim përsëri trupin në morg, në frigorifer, që të ishte Rudi që të vendoste.
A keni një apel për të bërë?
Nuk di ç'të them, s'kam fjalë ta përshkruaj. Të ndodhë kjo gjë në mes të plazhit, të vritet me plumb në kokë, ku njeriu shkon për të pushuar, është e tmerrshme. Nuk e meritonte.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)