Llalla: Juristët e rinj, kritikë pozitivë për zhvillimin e drejtësisë
TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, u përcolli sot një mesazh, veçanërisht, juristëve të rinj, “që të jenë kritik ndaj sistemit aktual dhe të ofrojnë ide të reja për forcimin e institucioneve të drejtësisë”.
I pranishëm në Konferencën “100 vjet ligje dhe doktrinë”, organizuar nga Fakulteti i Drejtësisë, Llalla tha se “në 100-vjetorin e Ditës së Drejtësisë, Fakulteti Juaj meriton vëmendjen më të madhe, pasi pikërisht nga auditorët e tij kanë dalë breza të shkëlqyer juristësh, që kanë ofruar kontributin e tyre maksimal në forcimin e shtetit shqiptar”.
Ai vuri në dukje se “në fakultetin Tuaj, gjenden edhe ata të rinj, të cilët do të vijojnë në të ardhmen progresin e vazhdueshëm të vendin tonë drejt integrimit në Evropën e Bashkuar”.
“Gjatë këtyre ditëve po zhvillohen në institucione të ndryshme aktivitete për të celebruar shekullin e parë të historisë së vërtetë juridike shqiptare. Kjo ditë është edhe një moment reflektimi për rolin që duhet luajmë të gjithë së bashku për konsolidimin e shtetit të së drejtës në vendin tone”, nënvizoi Kryeprokurori.
Ai tha se juristët, gjyqtarët, prokurorët, avokatët, por edhe cilido tjetër që synon të kontribuojë në ecjen përpara të Shqipërisë ka detyrimin ligjor dhe moral që të vendos një gur në ndërtesën e drejtësisë.
“Është e vërtetë që, pavarësisht arritjeve, problemet ekzistojnë dhe do të jenë gjithmonë të pranishme për aq sa elementët me prirje të kundërligjshme do të sfidojnë rendin publik dhe sigurinë e qytetarëve, u shpreh Llalla.
Ai bëri të ditur se në Prokurorinë e Përgjithshme kanë nisur të promovohen ata prokurorë të rinj, të arsimuar në Shkollën e Magjistraturës dhe në shkollat e avancuara perëndimore.
“Pra, rruga është e hapur për këdo student që synon me të vërtetë të ecë përpara.Po e prezantoj këtë prioritet të prokurorisë para trupës së pedagogëve, pikërisht që ky mesazh të përcillet sa më i qartë dhe më i plotë. Besoj dhe shpresoj se edhe studentët do të dinë ta marrin në mënyrë të menjëhershme, pasi Fakulteti i Drejtësisë në çdo kohë ka qenë pararojë e të rinjve që i kanë dhënë impuls zhvillimit të vendit”, përfundoi kreu i organit qëndror të akuzës.
(m.a/ata/BalkanWeb)