E Shtunë, 31 Tetor 2026

Myler: S’mund të gabojmë për herë të tretë në finale të Championsit

ANGLI- Për herë të tretë në katër vite Tomas Myler është me Bajernin në finalen e Champions-it. Në 2010-n, bavarezët u mundën nga Interi, kurse vitin e kaluar në “Allianz Arena”, ata dështuan në shtëpi ndaj Çelsit, pas gjuajtjes së penalltive. “Fundi i vitit të kaluar na rezervoi një ndjesi të trishtë. Unë nuk kam nevojë më për të tilla gjëra”, - tha sulmuesi.

Tani rivali është një ekip gjerman, Borusia Dortmund. “Ajo ka mundësinë të marrë hak ndaj nesh për dominimin në Gjermani, por sërish ne nuk jemi të shqetësuar nga kjo. Ne e dimë se si ta finalizojmë me sukses këtë sezon. Cilindo ekip që ne të kishim përballë për të fituar, për ne kjo s’ka rëndësi. Ajo që duam është vetëm të triumfojmë. Ne tani vetëm sa do ta sjellim këtë trofe këtu në Mynih, kjo është e gjitha. U kam thënë shokëve, tani është momenti ynë”, - tha sulmuesi bavarez.
(m.a/Eduard Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›