E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, përfshihet nga flakët një automjet, s`ka të lënduar

Një automjet është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në kryeqytet por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dora Distria”, prapa shkollës “Petro Nini” ku një makinë tip golf është përfshirë nga flakët në rrethana ende të panjohura.
 

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrëfikëset të cilat kanë bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve.
 

Dyshohet se shkak për djegien e makinës është bërë një shkëndijë elektrike ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›