E Diel, 1 Nëntor 2026

Ersekë, makina del nga rruga, plagoset 42-vjeçari

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ersekë.
 

Një automjet me targa të huaja ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit Vangjel Zhidro, 42 vjeç.
 

Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal ku po merr edhe ndihmën mjekësore ndërsa policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›