E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, përfundon numërimi në disa KZAZ

Vijon beteja e fortë për Tiranën. Sipas KQZ, kandidati i “Aleances per Qytetarin”, Lulzim Basha ka kaluar në avantazh kundrejt kandidatit të “Aleancës për te Ardhmen”, Edi Rama.

Ndërkaq, tension ka pasur në KZAZ-ne 55 në njësinë 11 dhe në këto momente numërimi është ndërprerë dhe është vendosur për të rinisur në orën 08:00.

Me heret ne kete KZAZ, PS denoncoi ate qe e quajti si prani e pajustifikuar dhe e tepruar e forcave te policise. Tashme ka perfunduar procesi i numerimit te votave ne KZAZ-te e njesive bashkiake 1, 2, 3, 4, 6, 7 dhe 10 ketu ne Tirane. Pa perfunduar ky proces ka mbetur ne njesite 5,8,9 dhe 11. Aktualisht numerohet vetem ne njesine 5, por me ritme te ngadalta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›