E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori Uidhers mban leksione xhazi

TIRANE- Historia e Xhazit, ka takuar fëmijët e shkollës “Lidhja e Prizrenit” në Tiranë me ambasadorin amerikan Xhon Uithers, në ambjentet e Bibiotekës Kombëtare në kryeqytet. Diplomati, por këtë radhë i zhveshur nga roli i politikanit, në pozicionin e një lektori u ka folur fëmijëve të shkollës 9 vjecare, për 2 ikonat e kësaj rryme në Amerikë. Pianistin Edi Kenedi Eligton dhe shkrimtaren e njohur Ela Fitxherald. Biseda është shoqëruar me shfaqjen në ekran të filmave multiplikativ pa zë. Por sigurisht kërshëria e fëmijëve e ka shkëputur nga tema e xhazit ambasadorin, kur ai është pyetur lidhur me marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Amerikës dhe afeksioni që ka ai me Shqipërinë. Uithers ka deklaruar përpara fëmijëve se Shqipëria është vendi ku ai jeton me shumë kënaqësi për hir dhe të njerëzve mikëpritës në vendin tonë.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›