Meta-Zhang: Forëcim i marrëdhënieve dy palëshe
TIRANE- Zv kryeministri kinez Deijang Zhang i cili ka mbërritur për një vizitë në vendin tonë në kuadër të një vizite tre ditore, i ka nisur takimet me zv kryeministrin dhe ministrin tonë të Jashtëm Ilir Meta. Gjatë takimit mes dy përfaqësive janë nënshkruar edhe gjashtë marreveshje kryesisht të karakterit ekonomik. Pas takimit Meta dhe Zheijang kanë dalë në një konferencë për shtyp, ku Meta tha se, në qendër të bisedimeve me homologoun kinez ka qënë forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve. Zv kryeministri kinez është shprehur i kënaqur për nivelin e bashkëpunimit me Shqipërinë. Ai tha se kjo vizitë përkon me 60 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Ministri i jashtëm shqiptar Ilir Meta tha se niveli i bashkëpunimit me Kinën do të jetë shumëplanesh.(m.a/News24/BalkanWeb)