E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, plagoset me armë pronarii një lokali tek rruga e Elbasanit

TIRANË - Plagoset me armë pronari i një lokali. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Elbasanit, para pak minutash, ku i plagosur në këmbë ka mbetur Fation Dautaj. Burime nga policia e Tiranës kanë bërë të ditur se, Dautaj është pronari i një lokali në rrugën e Elbasanit.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie që kanë nisur hetimet. Dautaj ishte duke bërë një ndërtim pranë lokalit të tij në zonën e njohur si “Shkolla e Baletit”. Deri më tani mendohet se plagosja ka ndodhur pas një debati të momentit me një person tjetër.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›