E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, plagoset me armë punonjësi i policisë

Një 45- vjeçar, punonjës policie ka mbetur i plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Tiranë.

Dëfrim Musai, është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur vendin e quajtur 21 dhjetori në Tiranë.

I plagosuri po i nështrohet një ndërhyrje kirurgjikale në Spitalin Ushtarak, ndersa gjendja e tij eshte e renduar. Mësohet se ai kryente detyrën si polic në sallën operative të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, dhe ne momentin e plagosjes ka qene duke udhetuar me automejtin e tij privat, nje makine e tipit Benz Mercedes.

Ndërkaq, policia ka mbërritur në vendngjarje ku ka nisur hetimet për identifikimin dhe më pas kapjen e autorit të plagosjes. Ende nuk ka të dhëna lidhur me shkaqet që kanë çuar në konflikt.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›