E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korrupsioni, propozohet të gjykohet si krim i rëndë

Tiranë- Ekspertë të fushës së Drejtësisë propozojnë që korrupsioni të hetohet nga Gjykatë Krimeve të Rënda, çka do të thotë se duhet të cilësohet si krim i rëndë e të mos gjykohet nga një gjykatë e zakonshme.

Në një takim që u mbajt sot misioni EURALIUS propozoi ndryshime rrënjësore në legjislacionin për Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Gjatë fjalës së tij eksperti i misionit, Pietro Spera tha se pastrimi i parave mund të ndahet në dy kategori: ajo e pastrimit të parave në rrethana lehtesuese dhe renduese.

Do të doja të bëja një propozim të thjeshtë, nëse ju mund të futni në rastin e pastrimit të parave edhe korrupsionin në kompetencën e Krimeve të Rënda. Sepse ne mjaft raste rezulton se korrupsioni favorizon pastrimin e parave, ne nuk mund të mendojmë një lufte efikase nëse në këtë fushë nuk bashkangjitet edhe korrupsioni, pra edhe njëherë korrupsioni për vepren e pastrimit të parave së bashku me të duhet të përfshihet tek Gjykata e Krimeve të Rënda. Në këtë pikë mbase do ishte e mundur të përfshihen disa nene dhe nëse kjo ka lidhje me vullnetin politik, atëherë të shikohen format më të rënda të korrupsionit- tha Spera.

Ndërkaq sa i takon ndryshimit të kompetencave të Krimeve të Rënda kryeprokurori Osion Çela tha emri i gjykatës duhet të ndryshojë.

“Unë kam qenë i mendimit që emri i kësaj gjykate duhej të ndryshojë, duhet të ishte një Gjykatë për Krimin e Organizuar, sepse në fund të fundit, ky ka qenë profili që ka patur për 8 vitet e fundit. Krimi i organizuar vazhdon të jetë një problem për shoqërinë shqiptare dhe do të jetë në vazhdim problem për shoqërinë tonë, si për çdo shoqëri tjetër në botë. Janë probleme të zhvillimit, janë probleme që vijnë prej shumë arsyesh dhe si i tillë krimi i organizuar kërkon një vëmendje dhe përkushtim maksimal, kërkon njerëz të specializuar, kërkon shumë mjete në dispozicion”- u shpreh Çela.

Në të jët gjatësi vale me kryeprokurorin e krimeve të rënda ishte edhe kreu i Drejtorisë Kundër Krimit të Organziuar Edmond Rizai i cili tha: “Ne duhet t’u japim emërtimin strukturave, institucioneve të formës që kanë vërtetë. Sot Gjykata për Krime të Rënda dhe Prokuroria për Krime të Rënda janë të angazhuara në luftën kundër krimit të organizuar dhe nuk ka asgjë të keqe që të ketë pikërisht këtë lloj emërtimi. Në pamje të parë duket sikur nuk ndryshon asgjë, në fakt nuk është vetëm kaq sepse nga kjo rrjedhin edhe shumë detyra dhe angazhime të tjera, mund të lindin edhe shumë rikonceptime të mënyrës së bashkëpunimit”.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›