Kremtimi i festes kombetare te Frances te pranishem drejtuesit e Tiranes zyrtare

E veshur me ngjyrat kombëtare të Francës, në ritmin e ëmbël të harqeve është kremtuar 14 korriku, festa kombëtare e Francës, që konsiderohet si një nga evenimentet më të rëndësishme për popullin francez.
Kjo festë që i kalon kufijtë e Francës mblodhi personalitete të larta të politikës shqiptare, Kryeministrin Sali Berisha, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, anëtarë të kabinetit qeveritar, deputetë, përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në Tiranë.
Në një atmosferë mes miqsh, mikpritësja e kësaj pritjeje, ambasadorja … I uroi mirëseardhjen të gjithë të ftuarëve dhe këtë e bëri në gjuhën e bukur shqipe sic u shpreh vetë ajo.
Viti 1789 shënon një datë të rëndësishme për kombin francez, kufirin ndarës midis të shkuarës dhe të ardhmes.
Simbolet e identitetit kombëtar, flamuri blu, bardh e kuq dhe motoja: liri, barazi, vëllazëri jo vetëm bashkon të gjithë francezët, por mishëron vlerat e republikës franceze të cilat i ndajmë me të gjithë popujt e tjerë miq midis të cilëve edhe Shqipëria u shpreh ambasadorja Moro e cila i ftoi të gjithë të ndjekin himnet kombëtarë të Francës, Shqipërisë dhe Europës.
Franca është pranë jush u tha ambasadorja Moro drejtuesëve të lartë të shtetit shqiptar, dhe do të vazhdojë të jetë duke nënvizuar miqësinë shqiptare –frankofone e cila ka një histori të hershme që do të vazhdojë të shkruhet edhe në vitet që na presin përpara.Kapricot e motit në pasditen franceze duket se ia shtuan ngjyrat festës me ylberin që të gjithë të pranishmit e shijuan në këtë pasdite franceze në kryeqytet.