E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane plagosje me arme zjarri ne Shkoze

Një plagosje me armë zjarri është shënuar mëngjesin e së hënës në Shkozë të Tiranës. Sipas të dhënave nga uniformat blu, mësohet se shtetasi Urim Marku, banor i zonës, ka plagosur me armë zjarri Besnik Ferhatim, pranë ish-uzinës së autotraktorëve, në periferi të kryeqytetit.

Konflikti mes dy personave mendohet të ketë qenë i hershëm dhe ka degjeneruar mëngjesin e sotëm me përdorimin e armëve të zjarrit. Polica ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes, të cilit i ka sekuestruar edhe armën e krimit.

Ndërkohë, policia ka nisur edhe hetimet për të zbardhur shkaqet e vërteta të ngjarjes së rëndë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›