E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të rinjtë paraqesin kandidat për President, një dele

Kandidatja për president

Kuvendi brenda pak muajsh, në përfundim të mandatit të presidentit aktual Bamir Topi, do t’i duhet të zgjedhë një president të ri. Deri tani ka pasur propozime nga më të ndryshmet por më interesanti ka ardhur nga grupimi Fol Shqip. Në një aksion para Kuvendit, ky grupim ka propozuar kandidatin e saj, që sipas tyre plotëson të gjitha kushtet e kërkuara për president.

Duke parë zhvillimet politike që ka kaluar vendi ynë gjatë kësaj periudhe 20-vjeçare, të ashtuquajtur tranzicion  dhe situatën në të cilën ndodhet vendi aktualisht, tre muaj nga zgjedhja e Presidentit të ri të vendit, vendosëm që të ofrojmë një president që mund të jetë një president konsensual, u shpreh Klevis Bejleri.

Kandidatja jonë mendojmë dhe besojmë të marri pëlqimin e të gjitha palëve. Kjo kandidate është vërtet kandidatja konsensuale e shumë trumbetuar, shprehet Admir Harulla. Ndërsa, Geraldo Durda siguron shqiptarët se kandidatja është e pastër, pa dosje në kohën e komunizmit dhe figurë e depolitizuar. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›