Topi-Ivanov: Qarqe të caktuara, kanë interes për destabilizimin e rajonit

Ivanov-Topi
Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi gjatë takimit me homologun e tij maqedonas Gjorge Ivanov ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje. Topi dhe Ivanon duke folur për vrasjen e pesë personave, ngjarje e cila ka krijuar tension ndëretnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve, u shprehën se për zbardhjen e ngjarjes duhet të flasin institucionet përkatëse dhe se nuk duhet paragjykuar.
“Institucionet përkatëse janë ato që duhet të zgjidhin këtë rast, tha Topi. Çdo refleks nacionalist apo ultranacionalist, dhe aq më shumë ndonjë klimë paragjykuese do të ishte shumë e dëmshme për harmoninë mes qytetarëve midis shqiptarëve dhe maqedonasve dhe harmoninë në rajon. Çdo akt destabilizues, çdo akt kriminal duhet të konsiderohet si i tillë dhe duhet patjetër të vendoset në linjën e hetimit dhe dhënies së drejtësisë sipas standardit ligjor. Çdo klimë paragjykuese është e papranueshme, shtoi presidenti shqiptar.
Në këtë linjë foli edhe Ivanon, duke theksuar se institucionet shtetërore në këtë situatë po veprojnë me përgjegjësi të lartë dhe se një gjë të tillë pret edhe nga subjektet e tjera në shoqërinë e këtij vendi.
Ivanon ka shtuar se ky tension po nxitet nga qarqe të caktuara të cilët janë të interesuar për të destabilizuar rajonin. Është më se e qartë se dikush nuk është i interesuar që rajoni të përparojë dhe të përmirësohet gjendja në çdo plan. Pra, presim që institucionet të bëjnë punën e tyre pasi është në interesin e të gjithëve që ky rast të zbardhet sa më shpejt, pasi ata që e kanë bërë këtë vepër mizore, mund këtë ta bëjnë edhe në ndonjë vend tjetër, deklaroi presidenti maqedonas. /F.S/
Topi-Gruevski: Zbardhjen e incidenteve lërëni në dorë të institucioneve

Topi-Gruevski
Topi gjatë vizitës në Maqedoni është takuar dhe me kryeministrin Nikolla Gruevski. Të dy ata kanë dënuar ngjarjen e fundit tragjike ku mbetën të vrarë pesë persona në Shkup. Topi dhe Gruevski u shprehen se janë institucionet ato të cilët duhet të punojnë për të zbuluar autorët dhe për ti nxjerr para drejtësisë.
Gjatë takimit gjithashtu është diskutuar për marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve, e cila është një sfidë që vjen nga kriza e borxheve në Evropës dhe që është në interes të dy vendeve. Po ashtu është diskutuar edhe nevoja për lidhje hekurudhore dhe korridorin 8. /F.S/