Tiranë, plumba ndaj postbllokut të policisë
TIRANE- Të shtëna ndaj një postoblloku policie në Tiranë që fatmirësisht ka përfunduar pa të lënduar . Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes në një postobllok policie në kryeqytet në zonën e Selitës. Disa të rinj që udhetonin me një mjet tip benz nuk i janë bindur thirrjes së policisë për të ndaluar, duke qëlluar më pas në ajër. Pas kësaj policia është vënë në ndjekje të autorëve duke vënë në pranga një prej tyre, ndërsa ka bllokuar mjetin me të cilin ata udhëtonin. Në makinë janë gjetur 2 armë zjarri, një pistoletë dhe një kallashnikov. Duke ruajtur sekretin e hetimeve policia nuk bën të ditur emrin e të arrestuarit ndërsa mësohet se po kërkon 2 të rinjtë e tjerë të përfshirë në mosbindje dhe hapje zjarri kundër forcave të rendit. (e.n/News24/BalkanWeb)