E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, makina përplas për vdekje 75 vjecarin

SHKODER- Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 14.00 në aksin rrugor Mjedë-Vau Dejës. Mjeti tip Fiat Punto me targa SH 1741 E me drejtues 21 vjecarin Emaldin Smakaj, ka aksidentuar për vdekje 75 vjecarin Muharrem D, i cili ka qenë duke kaluar në vendin e quajtur Kthesa e Kaçes. Menjëherë pas aksidentit, i dëmtuari është dërguar në urgjencën e spitalit rajonal të Shkodrës nga ku tri orë me pas ka ndërruar jetë nga dëmtimet e rënda. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, ndërsa është shoqëruar në ambjentet e komisariatit të policisë, drejtuesi i mjetit, 21 vjecari Smakaj. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›