E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shijak, vritet me thikë 70 vjecari

DURRES- Sherr mes dy të moshuarve në Shijak. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18 në katin e parë të një pallati pranë xhamisë në Shijak, nga ku është gjendur i vrarë me thikë 70 vjecari Deshir Metalla. Kanë qenë banorë të këtij pallati të cilët pasi kanë gjetur të vrarë brenda në banese 70 vjecarin kanë njoftuar menjëherë policinë. Sipas hetimeve paraprake dyshohet se autori i ngjarjes është 68 vjecari Zyhdi Xhafa, i cili është shoqëruar në komisariatin e policisë në gjendje të dehur. Xhafa është pronari i banesës ku ka ndodhur ngjarja e rëndë. Mendohet se dy të moshuarit kanë qenë duke pirë në banesë ndërsa kanë filluar të konfliktohen me njëri tjetrin, konflikt i cili ka degjeneruar deri në përdorimin e armës së ftohtë për shkaqe që ende nuk dihen. Policia në vendngjarje ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe thikën me të cilën është kryer krimi. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›