Një javë pa drita, banorët bllokojnë aksin Fier-Seman

Banorët e Komunës Dërmenas në qarkun e Fierit kanë bllokuar sot aksin rrugor Fier-Seman në shenjë proteste për mungesën prej një jave të energjisë elektrike.
Ata kanë vendosur makina nga të dyja anët e rrugës ndërsa kërkojnë të takohen me zyrtarë të kompanisë energjitike CEZ, për të zgjidhur problemin.
Mësohet se në fshatin Dërmenas prej një jave është djegur transformatori dhe nuk është zëvendësuar ende, duke lënë pa drita gjithë zonën.
Ndërkohë forca të policisë së Fierit kanë shkuar në vendin ku është bllokuar aksi rrugor.