E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, makina del nga rruga, 1 i vdekur e 2 të plagosur

Një i vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një aksidenti automobilistik i ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm në rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë.
 

Burime nga policia bëjnë me dije se aksidenti është shënuar pranë vendit të quajtur Fusha e Luzatit ku automjeti tip benz me targa GJ 2901 A ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurat anësore si pasojë e humbjes së kontrollit nga drejtuesi i automjetit i cili është çarë mes për mes nga mbrojtëset metalike që janë anash kësaj autostrade.
 

Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit, 22-vjeçari Elidjan Gjika dhe janë plagosur babai dhe motra e viktimës të cilët janë dërguar menjëherë në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
 

Grupi hetimor ka konstatuar e shkaku i këtij aksidenti është humbja e plotë e kontrollit të mjetit nga 22-vjeçari.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›