E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria merr presidencën e rradhës të PABSEC

TIRANË- Shqipëria ka marrë presidencën e radhës të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik me Detin e Zi, PABSEC, që deri tani mbahej nga Ukraina.
Në Asamblenë e Përgjithshme të 37-të të PABSEC që u zhvillua në Kiev, me pjesëmarrjen e deputetëve nga të gjitha vendet anëtare të kësaj Asambleje dhe të Presidentit të Asamblesë parlamentare të OSBE-së dhe zëvendës presidentit të PE-së, Shqipëria u përfaqësua nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Në fjalën ë saj, zonja Topalli nënvizoi se “Shqipëria si një bashkëthemeluese e PABSEC e vlerëson atë si një forum të një rëndësie të veçantë në çështjen e bashkëpunimit dypalësh dhe shumëpalësh të vendeve pjesëtare të kësaj orgnizate, por po ashtu dhe për rëndësinë që kanë këto vende në bashkëpunimin për çështjet e sigurisë, energjisë, teknologjisë, të ekonomisë së gjelbër, në këto kohë sfidash për mbarë globin”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›