Tiranë, policia kap 33 vjeçarin, qëlloi me armë 3 persona
Policia e Tiranës ka bërë të mundur ditën e djeshme kapjen dhe më pas arrestimin e shtetasit Ylli Sherifi, 33 vjeç, banues në Allias, Tiranë.
Ky shtetas mbrëmë, rreth orës 22.45, në Allias pranë shkollës "Bajram Curri", Tiranë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri automatik shtetasit Anife Elmazi, 49 vjec, e cila pas plagëve të marra ka vdekur në Spitalin "Nënë Tereza", shtetasin Fatmir Elmazi, 44 vjeç, i cili ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën në spital, dhe shtetasin Ervin Ademi, 26 vjec, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Për hetimin e kësaj ngjarje, u ngrit menjëherë një grup i posaçëm hetimor, të cilët u morën me proçedurat e shoqërimit të dëshmitarëve në vendngjarje, marrjes në pyetje dhe veprimeve të tjera hetimore.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një martese të pa aprovuar midis autorit dhe shtetasve Anife dhe Fatmir Elmazi, Ervin Ademi. Autori u kap në flagrancë së bashku me armën e krimit, ndërkohë që ndaj tij u mor masa e arrestit në flagrancë për konsumim të veprës penale të vrasjes me dashje.