E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makina përplas motorçikletën, plagoset 25-vjeçari

Një aksident pa pasoja për jetën ka ndodhur ditën e sotme në Fier, ndërsa një makinë ka përplasur një motorçikletë.
 

Aksidenti ka ndodhur mengjesin e sotem ne komunën Strumë të Fierit dhe i plagosur ka mbetur nje 25-vjeçar.
 

Sipas te dhenave nga policia, 25-vjecari, identifikuar si Sentiljan Lushkaj po udhëtonte me motorçikletë, kur papritur është goditur nga një makinë. 25-vjecari menjëherë është transportuar për në spitalin e Fierit për të marrë ndihmën e duhur mjekësore, nderkohe qe policia ende nuk ka percaktuar shkakun e aksidentit, qe dyshohet se mund te kete qene shpejtesia e larte e automjetit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›