E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, aksidentohet minatori, në brendësi të galerisë

Aksidentohet gjatë punës në minierë, një minator 46 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur gjatë paradites së sotme në minierën e Martaneshit, në Bulqizë.

Ilir Blloqi, nga Krasta e Martaneshit u plagos pas një shpërthimi me tritol, kjo për të avancuar punimet në galeri, ku fatëkeqësisht gjithshka u rrezikua pas rënies së një guri në brendësi të minierës, ndërsa po dilte prej saj.

Sipas burimeve, mësohet se minatori po realizonte shpërthimin, por ajo është aktivizuar para afatit.

Guri i ka zënë atij të dyja këmbët duke bërë që kolegët e tjerë ta nisnin me urgjencë drejt spitalit Ushtarak të Tiranës.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›