E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, policia ndalon 4të rinj simpatizantë të PS

Polica e kryeqytetit ka ndaluar 4 të rinj simpatizantë të PS të cilët mbahen në ambientet e Komisariati nr 3 të policisë së Tiranës. Të rinjtë u ndaluan pasi u munduan të ndalojnë shpërndarjen e kartave të identitetit dhe parave nga ana e drejtori të Doganës së Tiranës Bujar Vukaj dhe kandidati për deputet të Partisë Demokratike në Tiranë, Gazmend Dibra tek rruga “Josif Pashko”.

Dy orë më parë drejtori i Doganës së Tiranës, Bujar Vukaj dhe kandidati për deputet të Partisë Demokratike në Tiranë, Gazmend Dibra nën shoqërinë e disa personave të tjerë kanë shpërndarë karta identiteti dhe para tek rruga “Josif Pashko”.

Simpatizantët e PS kanë parë shpërndarjen e kartave të identitetit dhe të parave dhe janë munduar ta ndalojnë, në atë moment ata janë ndaluar nga policia pasi grupi i personave që bënte shpërndarjen e kartave mbrohej nga policia.

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›