Nis faza e dytë e rikonstruksionit të rrugëve në Tiranë

Në këtë fazë do të vendosen 577 zgavra të pusetave të ujit të shiut. Drejtori i Përgjithshëm i Planifikimit dhe Menaxhimit të Shërbimeve në Bashkinë e Tiranës, Taulant Zeneli, u shpreh se deri tani kanë përfunduar 91 rrugë të parashikuara si emergjente.
“Deri më sot janë shtruar rreth 12 mijë metra katrorë asfalt dhe ka filluar puna për vendosjen e 577 zgarave të pusetave të ujërave të shiut. Puna do të vazhdojë dhe Ndërmarrja Nr.2 e specialistët e Bashkisë do të vazhdojnë në të gjithë territorin e Bashkisë së Tiranës. Në ato rrugë ku nuk do të kryhen investime, të vazhdojë procesi i mirëmbajtjes dhe jo vetëm në ato rrugë që do të evidentohen nga ana jonë, por edhe nga problematikat që na vijnë nga qytetarët, takimet me të cilët i kemi të përditshm”, theksoi ai.
Zeneli, nës tha se aktualisht po punohet në të tjera akse rrugore, të cilat janë të amortizuara, por edhe për ato që ka pasur një shqetësim të shprehur nga qytetarët, në takimet me Kryetarin e Bashkisë, ashtu edhe përmes letrave, maileve apo faqes së facebook-ut, një prej të cilëve është rruga “Sadik Petrela”.
"Aktualisht, Ndërmarrja e Ujësjellësit ka nisur punën për kanalizimet dhe më pas Bashkia e Tiranës do të vazhdojë rehabilitimin e rrugës. Nuk jemi fokusuar vetëm në listën e rrugëve që kanë pasur probleme të evidentuara nga specialistët e Bashkisë, por edhe në rrugët për të cilat na kanë ardhur shqetësime nga qytetarët, nëpërmjet komunikimeve të ndryshme: Mund të themi se një ndër ato rrugë, ku Bashkia po ndërhyn është rruga “Sadik Petrela”, ku në bashkëpunim me Ujësjellësin po bëhet i mundur edhe kanali i ujërave të shiut, pasi mund ta rehabilitojmë dhe shtrojmë asfaltin, por pa kanalin e ujërave të shiut, ky asfalt do të prishej për një muaj, kështu që për një periudhë tre ditore edhe kjo rrugë do të jetë si rrugët ku Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë”, theksoi Zeneli. /Start/
2012-04-02 15:23