Zgjedhjet sot në Universitetet e gjithë vendit
TIRANË- Ka nisur sot procesi i zgjedhjeve per drejtuesit e Universiteteve në të gjtiha rrethet e vendit. Në Universitetin ‘Fan Noli’ në Korcë që prej orës 8:00 të mëngjesit 5 mijë studentë dhe 130 persona të stafit akademik votojnë për drejtuesit e 4 fakulteteve.
Ndërkaq kandidatura e vetme për postin e rektorit ëështë ajo e rektorit aktual Gjergji Mero. E njëjta situatë edhe ne Universitetin "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan, ku edhe aty ka vetëm një kandidaturë për rektor, ajo e rektorit aktual Liman Varoshi. Në votime janë thirrur të paktën 9 mijë studentë, mbi 210 pedagogë e disa qindra të tjerë nga stafi jo akdemik. Procesi i zgjedhjeve po zhvillohet normalisht edhe në Universitetin e Vlorës, ku janë 7500 studentë dhe rreth 180 anëtarë të stafit akademik, të cilët marrin pjesë në votime.
Albert Qarri, rektori aktual është kandidatura e vetme që rikandidon në këtë post. Në zgjedhje votohet për drejtuesit e 4 fakulteteve, ndërkohë që në disa departamente nuk ka pasur asnjë kandidaturë për shkak të mosplotësimit të kriterit të titujve shkencorë. Ndërkaq, në Durrës janë 7642 studentë, 183 anetarë të stafit akademik dhe 77 të stafit joakademik të cilët votojnë për drejtuesit e Universitetit “Aleksanër Moisiu”. Për postin e rektorit përballen tre kandidatura, ajo e rektorit aktual Mitat Mema, Bardhyl Çeku dhe Arben Dushi. Votimet edhe për drejtuesit e 6 fakulteteve.
(el.me/news24/BalkanWeb)