E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, pranga 40-vjeçarit, mashtonte qytetarët

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në bashkëpunim me strukturat e hetimit të krimit të policisë së kryeqytetit, pas një hetimi intensiv dy mujor, bënë të mundur ndalimin e shtetasit Bekim Alla, 40 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Zgosht, Librazhd.
 

Ndalimi i tij u bë sepse dyshohet se më datë 08 shtator të vitit 2010, në Tiranë i ka marrë shtetases me inicialet J.K. shumën prej 2 300 euro, duke e mashtruar se do t`a punësonte arsimtare pranë Drejtorisë Arsimore Tiranë.

Përgjatë shtrirjes më tej të këtij hetimi, rezultoi se ky shtetas mashtronte qytetarë, duke u prezantuar si Shef i Krimeve të Rënda apo Shef i Krimit Ekonomik Financiar duke përdorur identitet të rremë.

Ndërkohë, vazhdon puna pasi ka të dhëna se i ndaluari ka mashtruar disa qytetarë të tjerë në kohë e vënde të ndryshme. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të "Mashtrimit".

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›