Tiranë, pranga komandantit të policisë, fallsifikonte dokumenta

Në sajë të një pune hetimore, Specialistët e Drejtorisë së Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Tiranë, kanë kryer arrestimin në flagrancë të punonjësit të policisë Altin Jashari. 49 vjecari me detyrë Komandant Toge pranë Komisariatit të Policisë nr.1 Tiranë , akuzohet se ka konsumuar elementë të veprës penale të "Mashtrimit" dhe të "Fallsifikimit e përdorimit të dokumentave shkollore".
Arrestimi i tij, u mundësua pas nje pune disa mujore të kryer nga Specialistët e Drejtorisë së Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Tiranë, duke përdorur të gjitha metodat speciale të hetimit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.