E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për qumështin me melaminë dhe rrezatim

NIKOLLAQ NERANXI 

Nuk mund të ketë sot lajm ...melaminës, një substancë e cila hidhet qëllimisht në qumësht nga prodhuesit e saj, për ta bërë këtë produkt që të ngjajë më shumë proteinik në sytë e konsumatorëve viktima. Çuditem më sensibilitetin e madh që kanë në publik lajmet e tipit, a duhet të kenë imunitet, makina dhe shoferë deputetët apo si po shkojnë punët mes Berishës dhe Topit, ndërkohë që vdekja përditë po na troket në derë. A nuk ngjajnë fare periferike dhe të parëndësishme lajme të tilla të servirura si ushqim i përditshëm për shqiptarët, duke fyer edhe inteligjencën e tyre, ndërkohë që ushqimi, ai i vërteti, po kontribuon jo të jetojmë, por të vdesim? Si një specialist i fushës, jo rrallëherë e kam përdorur foltoren e parlamentit për të tërhequr vëmendjen dhe për të zgjuar indiferencën e organeve kompetente për fakte tronditëse si pasiguria e ushqimeve që konsumojmë përditë ne dhe fëmijët tanë. Dua të sjell në vëmendje faktin se, rreth një vit më parë kam shprehur shqetësimin tim permanent për qumështin dhe disa produkte të tjera, të cilat importohen nga vende që nuk janë në BE dhe konkretisht, jam ndalur tek qumështi që vjen në sasi të frikshme nga Ukraina. Ky qumësht si dhe shumë ushqime të tjera të importuara nga ky vend, rezultojnë me rrezatime të Çernobilit dhe janë cilësuar jashtë standardeve nga vendet perëndimore, duke mos e lejuar importimin e tyre pavarësisht çmimeve të ulëta. Rasti i qumështit me melaminë, i cili vjen nga Kina, është bomba e radhës që ka plasur javët e fundit dhe janë të njohura tashmë nga mediat e huaja pasojat vdekjeprurëse tek disa fëmijë. Por kujdes, produkte të tilla të "dhurojnë" vdekje të menjëhershme, por edhe të ngadalta dhe mos kujtoni se ne ia kemi hedhur pasojave të këtyre ushqimeve që na vijnë nga shumë larg, ndërkohë që jemi mu në zemër të Evropës dhe kemi mundësi të përdorim ushqime të sigurta dhe të certifikuara nga vendet e BE-së. Të marrësh masa kur ka ndodhur gjëma, ndërkohë që fare mirë mund të parandalosh gjithçka ose të paktën shumëçka, është një realitet skandaloz, një filozofi e shëmtuar dhe antihumane e punës së organeve përgjegjëse tonat dhe duhet të marrë fund një herë e përgjithmonë. Jam tejet i trishtuar për gjithçka po ndodh, por nga ana tjetër shpresoj që edhe një reagim si ky në gazetën prestigjioze "Panorama", të jetë një zgjim i vërtetë për qeveritarët (pasi zgjime të rreme ka plot) të cilët vazhdojnë të bëjnë të paditurin, ndërkohë që melamina nga Kina me siguri ka qenë e "ftuar nderi" në tavolinat tona për shumë kohë dhe akoma më shumë, qumështi me rrezatime të Çernobilit, i cili importohet nga disa kompani shqiptare që në vitin 1990, vijon të marrë jetë njerëzish. Qeveria me anë të ministrit të Bujqësisë, kërkon të qetësojë shqiptarët duke i siguruar ata se analizat e qumështit po bëhen nga një vend i Bashkimit Evropian, ndërkohë që nga vendet e BE-së vjen alarmi se ushqimet nga Kina nuk janë dhe nuk kanë qenë kurrë të sigurta dhe ato nuk mund të importohen në dritë të diellit a thua se ne si popull jemi të imunizuar nga çdo e keqe. Vendet e BE-së sot, po sekuestrojnë edhe ushqimet për qen e për mace pasi dyshojnë se edhe aty mund të ketë gjurmë të melaminës, ndërsa ne si gjithmonë kemi kohë për të bërë ato gjëra për të cilat në fakt koha nuk pret. Duke u kthyer tek shqetësimi im i kahershëm, shpresoj që krahas qumështit me melaminë, të merren masa për ndalimin e importimit të qumështit me rrezatime të Çernobilit. Qendra e studimeve teknologjike, bromatologjike dhe mikrobiologjike për qumështin pranë Universitetit të Milanos, është marrë gjatë me ekzaminimin e qumështit dhe disa produkteve të tjera ushqimore, që vijnë nga Ukraina dhe ka arritur në konkluzionin se niveli e radioaktivitetit, si pasojë e shpërthimit bërthamor të centralit të Çernobilit me 1986, është akoma i ndjeshëm dhe me pasoja të rënda për jetën. Kanceri i gjirit tek gratë (që është dhe meraku i Jozefinës), si dhe lloje të tjera kanceresh tek fëmijët dhe të rriturit, problemet me kockat, etj, janë vetëm disa nga pasojat që shkakton konsumimi i këtyre produkteve. Dhe mos harroni, ne ato i kemi përditë në tavolinat tona për sa kohë etja e disa importuesve për para, do të vazhdojë të jetë e madhe dhe papërgjegjshmëria për pasojat, gjithashtu pa kaq e madhe dhe e frikshme. Të tregtosh produkte ushqimore për të cilat je i vetëdijshëm se sjellin vdekjen, është më e rëndë edhe sesa të merresh me trafik lëndësh narkotike, pasi për këtë të fundit të paktën i jep mundësi konsumatorit që të bëjë zgjedhjen, ta përdorë ose jo. Ndërkohë, kur ti i shet atij një produkt me ambalazhe të ilustruara bukur, të cilat ti i quan qumësht, djathë, çokollatë apo karamele, nuk bën gjë tjetër veçse iu shet atyre vdekjen e sigurt. Unë nuk do të rresht së denoncuari këtë skandal të ushqimeve, pasi mendoj se sot për sot nuk ka problem më madhor për shqiptarët, sesa pasiguria e ushqimeve që ata konsumojnë.më alarmues dhe tronditës, sesa zbulimi se në qumështin që prodhohet në Kinë, janë gjetur gjurmë të...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›